Sipas presidentit Javier Tebas, Luis Suarez duhet të dënohet tutje për përpjekjet e tij për të marrë një karton të verdhë në minutat e fundit të ndeshjes kundër Gironas.
Drejtori i La Ligas ka kritikuar sulmuesin uruguaian për përpjekjet e tij për të marrë karton të verdhë që do t’i siguronte atij suspendimin në ndeshjen kundër Las Palmas para rikthimit kundër Atletico Madridit, transmeton portali arbresh.info.
“Luis Suarez duhet të ndëshkohet për qëllimin e tij që të ndëshkohet”, ka thënë Tebas për ‘Cadena Ser’. “Nëse do të pranonte kartonin e pestë të verdhë, ai atëherë do të ishte i pastër për të luajtur në një ndeshje vendimtare, por kjo nuk është diçka që ne e duam në këtë ligë”
“Do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbajtur mashtrimin larg nga futbolli, jashtë La Ligas – kjo është ajo që ne duhet të kemi synim gjithsesi për ta bërë”
“Pep Guardiola? Ai duhet të ndëshkohet për idetë e tij [për të veshur një fjongo të verdhë] – futbolli dhe politika nuk duhet përzierë”
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...
Reagon LDK: AGK nuk është subjekt politik dhe nuk i takon të...