Pas eliminimit të Juventusit nga Liga e Kampionëve, presidenti Andrea Agnelli ka kërkuar që teknologjia VAR të shfrytëzohet në ndeshjet evropiane pas vendimit kontrovers që i dërgoi ata drejtë eliminimit.
Në minutën e fundit të ndeshjes në Bernabeu, Mehdi Benatia faulloi Lucas Vazquezin dhe gjyqtari Michael Oliver bëri me gisht tregues drejtë pikës së bardhë, gjë që zemëroi dukshëm portierin Gianluigi Buffon që edhe u ndëshkua me karton të kuq pas reagimit, transmeton portali arbresh.info.
“Në fund të një nate si ajo është e rëndësishme për të qëndruar i qetë dhe për të analizuar situatën në mënyrën e duhur”, ka thënë Agnelli pas ndeshjes.
“Shumë shoqata të futbollit tashmë kanë implementuar teknologjinë VAR dhe duke marrë parasysh që ne kemi atë teknologji, ne duhet ta shfrytëzojmë këtë sa më shpejtë që është e mundur dhe stërvitje të duhura duhet t’i ipen gjyqtarëve”

“Sepse incidente si kjo vendosin jo vetëm rezultatin e ndeshjes, por edhe vazhdimin tutje dhe ne ndoshta e kemi merituar të kualifikohemi sonte”
“Ashtu siç e kam thënë më arë, ne kemi teknologji që t’i shmangemi këto momenteve dhe jam i sigurt që gjyqtari sot do të jetë një person i dëshpëruar pas të gjithave kur e sheh sërish pamjen”
‘Los Blancos’ do të mësojnë rivalin e ardhshëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas hedhjes së shortit të premten./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin