Presidenti i Inter, Steven Zhang ka thënë se është duke u munduar të sjellë talentë nga e tërë bota dhe jo t’i shesë yjet e skuadrës.
“Neurazurët” janë duke ‘luftuar’ me Juventus e Lazio për Seria A, ndërsa mbesin në garë për Kupën e Italisë, transmeton portali arbresh.info.
Lautaro Martinez është një ndër yjet e skuadrës që mund të largohet në verë, pasi kërkohet nga Barcelona.
Mirëpo, Zhang ka thënë se nuk do i shesin yjet e skuadrës, ndërsa synojnë të transferojë talentë të tjerë.

“Për Inter, si një ndër klubet më të mëdha në botë, duhet të provosh të fitosh. Nuk duam t’i shesim lojtarët e talentuar, por të sjellim talentët më të mirë nga e gjithë bota”.
Inter momentalisht renditët në pozitën e tretë në tabelë me 54 pikë, tetë me pak se Lazio, por klubi nga “San Siro” ka dy ndeshje me pak të zhvilluara./arbresh.info.
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...