Presidenti i Brescia, Massimo Cellino ka konfirmuar se talenti i skuadrës Sandro Tonali, dëshiron të mbetet në Seria A.
Tonali momentalisht është objektivi kryesor i Inter-it dhe Juventus-it, ndërsa Cellino ka konfirmuar se mesfushori do i bashkohet njërës skuadër, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka thënë se deri me tani ka pranuar disa thirrje, por ende asgjë s’është konkrete.

“Deri tani kanë qenë vetëm disa thirrje, asgjë më shumë. Është vështirë të flasim për merkaton pas kësaj që ndodhi, por shpresoj që ai të vazhdojë të jetë i lumtur në fushë si më parë”.
“Nuk dua që spekulimet të na dërgojnë te ndonjë problem, që do na lëndonte shpresat tona që të mbesim lartë”.
“Inter dhe Juve me kanë pyetur për të, njësoi si skuadrat e tjera. Çfarë është e sigurt, është që lojtari dëshiron të mbetet në Itali”.
“Nuk i pëlqej shkëmbimit. Nuk jemi aq të dëshpëruar”, theksoi tutje ai.
Inter shihet si favorit, të cilët janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro./arbresh.info
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim