Presidenti i Brescia, Massimo Cellino ka zbuluar ofertën e ‘çmendur’ të Barcelonës për talentin Sandro Tonali.
Tonali ka impresionuar të gjithë këtë sezon dhe kërkohet nga shumë skuadra të mëdha italiane e angleze, derisa Barcelona ka bërë ofertën e parë, transmeton portali arbresh.info.
Këtë e ka konfirmuar Cellino, i cili ka thënë se Barcelona ka ofruar dy lojtarë plus 65 milionë euro.

“Barcelona vendosi 65 milionë euro në tavolinë dhe dy lojtarë interesant me vlerë 7.5 milionë euro secili, njëri ndër ta mbrojtës”, deklaroi ai.
Për italianin interesim mjaftë të madh ka Juventus, Manchester United dhe Arsenal, ndërsa thuhet se lojtari ka arritur marrëveshje me Inter-in./arbresh.info.
Kujtimi për Alush Gashin, Abdixhiku: Ai mbetet njeriu i cilë...
Tensione në Aeroportin e Vlorës, Pacolli: Punëtorët përballe...
Trump: Lufta mund të përshkallëzohet nëse Irani nuk jep përg...
Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë takon përfaqësuesit e...
Capital T dhe Adrola Dushi pozojnë së bashku, kaq bukur po d...
Irani ekzekuton edhe dy të burgosur të tjerë