Presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka konfirmuar se së fundmi kanë refuzuar një ofertë në vlerën 200 milionë euro për 16-vjeçarin Lamine Yamal.
Raportimet në Spanjë thonë se Barcelona është kontaktuar nga PSG, që tentuan ta merrnin spanjollin si pasues për Kylian Mbappen.
Laporta ka konfirmuar se refuzuan një ofertë në vlerën e 200 milionë eurove, por nuk përmendi emrin e skuadrës së interesuar.
“Kemi marrë ofertë për Lamine Yamal në vlerën e 200 milionë eurove dhe ne e refuzuam. Sepse i besojmë lojtarit, projektit sportiv dhe nuk duam të shesim në këtë mënyrë. Jemi në një proces të ringjalljes ekonomike dhe tashmë po e shohim fundin e tunelit”.
“Kemi oferta për Balde, Lopez, për lojtarë shumë të rëndësishëm si Gavi, Pedri, De Jong, Aruajo… por nuk duam t’i shesim. Nëse i shesim vetëm këta, atëherë do të fitonim mbi 1 miliard euro”.
“Nëse ndokush mendon se s’po luan mjaftueshëm dhe dëshiron të largohet, atëherë mund të ikë, mirëpo të gjithë janë të kënaqur mjafteushëm”./rtk
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...