Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu i ka bërë thirrje lojtarëve, tifozëve dhe trajnerëve të klubit të qëndrojnë së bashku pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
“Blaugranët” u tronditën nga Roma të martën pasi skuadra në Serie A arriti të rikthehet nga disavantazhi prej 4 me 1 duke realizuar fitore 3 me 0 në Stadio Olimpico, transmeton portali arbresh.info.

Trajneri Ernesto Valverde padyshim se do të jetë nën presion për shkak se klubi është eliminuar për të tretin vit radhazi në UEFA Liga e Kampionëve ndërkohë që Real Madridi është në kërkim të titullit të tretë radhazi evropian.
“Eliminimi nga Liga e Kampionëve është një humbje e madhe për të gjithë tifozët e Barcelonës”, ka shkruar Bartomeu në Twitter. “Por, tani është koha kur tifozët, trajnerët dhe lojtarët duhet të jenë më të bashkuar se kurrë”
“Ne kemi humbur në formë të njëjtë vitin e kaluar dhe kemi thënë se nuk e donim këtë sërish”, shtoi ai. “Ne ndihemi bosh dhe është vështirë tani sepse ne jemi jashtë një kompeticioni që dëshironim të qëndrojmë”
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...