Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu beson se VAR është përdorur kundër klubit katalunas këtë sezon.
Dje Barcelona mposhti në udhëtim Villareal-in, duke i mbajtur shpresat për titull, mirëpo në ndeshje u anulua një gol i Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Kjo ka bërë që Bartomeu, të ‘godas’ VAR-in, i cili beson se është duke favorizuar disa skuadra, kurse disave iu jep disavantazh.

“VAR nuk është duke jap çfarë duam, ose presim këtë sezon. Në shumë ndeshje nuk është përdorur në mënyrë të barabartë”.
“Ka favorizuar disa skuadra dhe iu ka dhënë disavantazhe të tjerave”.
“VAR supozohet të ndihmojë arbritrat, por në javët e fundit nuk e ka bërë”, deklaroi ai.
Barcelona mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 73 pikë, katër pikë mbrapa liderit Real Madrid, derisa kanë mbetur edhe katër ndeshje të pazhvilluara./arbresh.info.
Casillas del kundër që ta emërojnë Mourinhon trajner të Real...
Trump thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit
Kjo do të jetë top 20-ja e PDK-së në listën zgjedhore
Qeveria e Serbisë ndan buxhet për organizatën e lidhur me kr...
Nisin hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime në QKUK dh...
Murati: Kurti ka kërkuar që Bondsteel të jetë bazë e përhers...