Qeveria britanike e ka lejuar kthimin e të gjitha aktiviteteve sportive prapa dyerve të mbyllura nga e hëna, 1 qershor. Ky vendim është mirëpritur nga drejtori ekzekutiv i Premierligës, Richard Masters.
Sportet profesioniste do të kenë mundësi t’u kthehen aktiviteteve nga e hëna, mirëpo do të duhet t’i respektojnë të gjitha udhëzimet e caktuara nga Departamenti i Mediave, Kulturës dhe Sportit, transmeton Gazeta Express.
Premierliga ka qenë e suspenduar që nga marsi për shkak të përhapjes së virusit Covid-19 në botë, mirëpo kampionati pritet të rinisë sërish më 17 qershor, pasi që për këtë datë janë pajtuar klubet në takimin e fundit.
Ministri britanik, Oliver Dowden, tha: “Pritja ka marrë fund. Sporti do të kthehet drejtpërdrejt në Britani të Madhe së shpejti, në ambiente të sigurta dhe të kontrolluara me kujdes”.
Ky vendim e ka gëzuar drejtorin ekzekutiv të Premierligës, i cili reagoi menjëherë ndaj lajmit duke e mirëpritur vendimin e qeverisë.
“Premierliga e mirëpret lajmin e sotshëm nga qeveria. Të gjitha sportet profesioniste, përfshirë këtu edhe Premierligën, kanë qenë duke punuar me Departamentin e Mediave, Kulturës dhe Sportit për këtë protokoll”, thuhet mes tjerash në reagimin e Masters.
Të gjitha 92 ndeshjet e mbetura të këtij sezoni të Premierligës do të shfaqen në televizione, ndërsa policia ka kërkuar që të paktën gjashtë – ndër të cilat edhe ndeshja kur Liverpooli pritet ta fitojë titullin – të luhen në stadiume neutrale, në mënyrë që tifozët të mos grumbullohen jashtë stadiumeve.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit