Varianti “Omicron” i Covid-19, ka vendosur “me shpatulla pas murit” Anglinë dhe Premier League.
Situata është drejt kolapsit, me rastet e lojtarëve pozitivë që rriten me ritme të frikshme.
Te Chelsea u konfirmuan pozitivë Lukaku, Werner, Chilwell e Hudson-Oddoi, Liverpool ka rastet e dyshuara të Van Dijk, Fabinho e Jones.
Ndërkohë, Liga Angleze e futbollit njoftoi shtyrjen e pesë ndeshjeve të fundjavës. Pas Manchester United-Brighton, nuk do të luhen as Southampton-Brentford, Watford-Crystal Palace, West Ham-Norwich dhe Everton-Leicester.
Me situatën e infektimeve që ka dalë jashtë kontrollit, u vendos të mos luhej as ndeshja ndërmjet Leicester dhe Tottenham, sepse te “dhelprat”, ashtu si edhe te skuadra e Conte, u konfirmuan të tjera raste me lojtarë pozitivë.
/Arbresh.info
Muric spektakolar në fitoren e Sassuolos, më i miri i ndeshj...
SHBA dhe Izraeli e ndoqën Khamenein për muaj të tërë, si u v...
Netanyahu: Fushata kundër Iranit vazhdon
Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë
Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Em...
Alarm për Kupën e Botës: Konflikti SHBA–Iran rrezikon Finali...