Prishtina zyrtarizon transferimin e Drilon Cenaj

19:46 | 21 Janar 2022

KF Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e Drilon Cenaj nga skuadra hungareze, Szentlorinc SE.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes rrjetit social “Facebook”.

Cenaj është zhvilluar si futbollist në Bosnje dhe Harcegovinë me ç’rast ka nisur karrierën te FK Sarajevo.

Ai në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e disa skuadrave nga mbarë Evropa, si Chievo Verona, Salernitana, Pandurii Targu Jiu (Rumani), Celic Zenica (B. Harcegovina), Nyiregyhaza dhe Szentlorinc SE në Hungari.

Me t’u prezantuar te skuadra kryeqytetase, ai ka dhënë edhe një intervistë për faqen zyrtare të klubit, ku ka folur mbi transferimin e tij, punën dhe synimet.

“Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe është kënaqësi që jam bërë pjesë e saj. Në ekip më kanë pritur shumë mirë si bashkëlojtarët ashtu edhe stafi. I falënderoj të gjithë për pritjen. Atmosfera është e mirë”, tha fillimisht Cenaj.

“Stërvitjet janë duke shkuar shumë mirë dhe jemi duke punuar shumë mirë. Përgatitjet janë shumë të mira dhe mendoj se me këtë ritëm dhe punë do të jemi shumë lart”.

“Synimet e Prishtinës për pjesën lart në tabelë. Ka shumë cilësi në ekip dhe do të provoj që ta ndihmoj sa më shumë ekipin”, përfundoi mesfushori./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara