Suedia ka emëruar Graham Potterin si trajner, pasi shkarkoi Jon Dahl Tomasson pas humbjes së dytë me Kosovën.
Ish-trajneri i skuadrave të njohura nga Premier League, ka nënshkruar një kontratë afatshkurtër me Federatën e Futbollit të Suedisë, ku synim i vetëm është kualifikimi në Kupën e Botës, shkruan Arbresh.info.
Ai dha një intervistë gjatë prezantimit të tij ditën e sotme, ku theksoi se objektivi kryesor mbetet kualifikimi i Suedisë në Kupën e Botës.
“Jam shumë i nderuar që kam këtë rol, por edhe jashtëzakonisht i frymëzuar. Suedia ka lojtarë fantastikë që shkëlqejnë çdo javë në ligat më të mira të botës. Puna ime do të jetë të krijoj kushtet në mënyrë që, si ekip, të mund të performojmë në nivelin më të lartë dhe ta çojmë Suedinë në Kupën e Botës verën e ardhshme”, tha ai pas njoftimit zyrtar nga Shoqata Suedeze e Futbollit.
Në të kaluarën si trajner ai ka udhëhequr klube si Brightoni, Chelsea, West Hamin, Swansean si dhe ekipin suedez Ostersunds FK.
Suedia do ta kërkojë Botërorin përmes play-offit, falë renditjes së mirë në Ligën e Kombeve edicionin që lamë pas, pasi në grupin kualifikues për Kupën e Botës është në pozitën e fundit me një pikë, dy ndeshje pa u mbyllur kampanja.
Suedezët u mposhtën dy herë nga Kosova, një herë nga Zvicra, dhe barazimin e vetëm e morën me Slloveninë./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...