Trajneri i Chelseat, Graham Potter ka folur për fitoren e mbrëmshme të ekipit të tij me rezultat 2:0 ndaj Milanit në udhëtim.
Sipas tij, penalltia dhe kartoni i kuq që iu dha Fikayo Tomorit ishte një situatë e rëndësishme për skuadrën londineze.
Më pas, “Blues” e menaxhuan me kujdes dhe pa problem epërsinë numerike dhe atë prej një goli.
“Ta kesh në atë moment një të kuq dhe një penallti, është një situatë e rëndësishme. Është e qartë se ai rast ndikoi dhe e ndëshkoi Milanin për ato që dëshironte t’i bënte. Nuk ishte e lehtë të luanim këtu edhe kundër 10 lojtarëve. Megjithatë, mendoj se bëmë punë të mirë edhe kur ishim 11 kundër 11. Gjyqtari e ka marrë një vendim dhe ne vetëm duhet ta pranojmë”, deklaroi trajneri i Chelseat në konferencë për shtyp./GE/
Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familj...
Mot me vranësira të dendura sot në Shqipëri
Messi nuk e ka harruar Neymarin, do ta shoh në Kupën e Botës
Sot shënohet Dita e Evropës – 75 vjet nga Deklarata e Shuman...
28 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit
LDK mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pritet n...