Trajneri i Nottingham Forest, Ange Postecoglou, ka folur para mediave në prag të përballjes me Newcastle, në një moment kur presioni mbi të është duke u rritur.
Trajneri australian Postecoglou po kërkon tri pikët e para pas gjashtë ndeshjeve në krye të skuadrës.
I pyetur për sigurinë e tij në stolin e Nottinghamit, ai ka thënë se në futbollin modern presioni është gjë e natyrshme.
“Është e kuptueshme që në futbollin modern trajnerët janë gjithmonë nën presion, por unë nuk e shoh kështu. Tek Tottenham e dija që do të më shkarkonin tre apo katër muaj përpara se të ndodhte, por kjo nuk më pengoi të fitoja diçka. Për mua nuk ka rëndësi çfarë ndodh javën tjetër: detyra ime është të bëj që klubi të përparojë”, ka thënë ai.
Postecoglou e ka pranuar se skuadra e tij po dështon në momentet vendimtare të ndeshjeve.
“Po pësojmë gola të lehtë nga goditjet standarde dhe shpesh na duhet të vrapojmë pas rezultatit. Krijojmë raste, por nuk jemi mjaftueshëm të pamëshirshëm për t’i mbyllur lojërat”, ka thënë ai.
Tekniku australian është ndalur edhe te tifozët, të cilët kanë shprehur pakënaqësi në ndeshjet e fundit.
“Nuk më pëlqen t’u dërgoj mesazhe tifozëve. Ata e duan klubin e tyre dhe janë të zhgënjyer. E vetmja gjë që mund të bëj është të mbaj përgjegjësinë time dhe të punoj për ta përmirësuar situatën”, ka thënë ai.
Ndryshe, jo vetëm në Premier League Forest ka rezultate negative, skuadra është mposhtur edhe në Europa League ndaj Midtjylland me rezultat 3-2./rtk
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA