Jo vetëm një portier i talentuar që po shkëlqen në Serinë A me skuadrën e Lacios, por Thomas Strakosha është dhe një shembull jashtë fushës së blertë.
Gardiani i Kombëtares shqiptare do të marrë pjesë ditën e sotme në një aktivitet bamirësie që dp të organizohet nga klubi kryeqytetas, shkruan Panorama.
22-vjeçari do të heqë dorashkat dhe do t’i përvesh punës për të shërbyer në projektin “Një darkë me Lacion” ashtu si një vit më parë, ku të gjitha lekët e grumbulluara nga restoranti në atë mbrëmje do të shkojnë për bamirësi.
Darka do të organizohet në datën 29 Nëntor. Pjesmarës në këtë projekt do të jenë edhe futbollistë të tjerë si Luliç, Imobile, Murgias, Lukas Leiva, Uallec dhe Anderson.


KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...