Milot Rashica e ka nisur vitin 2019 në formë të shkëlqyer dhe është duke u treguar i pandalshëm në fushë para portës.
Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar tetë gola brenda te skuadra gjermane Werder Bremen vetëm gjatë këtij viti duke dhënë një kontribut të madh në suksesin e tyre së fundmi, shkruan portali arbresh.info.
Rashica realizoi edhe mbrëmjen e kaluar, por goli i shënuar kundër Schalkes derisa po zhvillohej minuta e 65′ e pjesës së dytë ishte vërtetë një “raketë” nga distanca.
“Shumë njerëz e dinë se çfarë mund të bëjë Miloti para portës. Qëndrimi i tij në fushë është gjithashtu shumë i mirë dhe ajo goditje do të kishte shkuar jashtë nga stadiumi një ditë tjetër”, ka thënë kapiteni Max Kruse në lidhje me golin e bashkëlojtarit të tij për faqen zyrtare të klubit.
“Portieri nuk kishte shans në atë gol dhe kjo e bënë golin edhe më të bukur”
Me golin spektakolar të Rashicës dhe golin tjetër nga Davy Klaasen, SV Werder Bremen vazhdoi tutje në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë./arbresh.info/
https://twitter.com/werderbremen_en/status/1113792837160710145
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë ...
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...