Portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj ka testuar pozitiv me COVID-19, ka konfirmuar menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala.
Sipas Shalës, Bekaj fatmirësisht është mirë me shëndet dhe së është izoluar nga pjesa tjetër e ekipit dhe është nën kujdesin mjekësor për çfarëdo që ai të ketë nevojë.
Kjo nënkupton që ai do të humbasë ndeshjen e nesërme ndaj Greqisë, megjithatë ai do të ketë një shans për ndeshjen ndaj Spanjës, varësisht prej testit të radhës se si do të rezultojë.
“Ai po ndihet mirë por duhet të pritet për testin e radhës për të parë se si do të testoj ai për ndeshjen kundër Spanjës”, ka përfunduar Shala.
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi