Ponte Prizreni e ka mundur Trepçën me rezultat 91:86 (22:14, 19:29, 28:23, 22:20), në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ponte e nisi ndeshjen më mirë dhe fiton çerekun e parë 22:14. Por, në periodën e dytë, kundërpërgjigjen mysafirët nga Mitrovica, duke fituar 19:29, për të shkuar në pushim me rezultat 41:43. Prizreni ishte më i mirë në periodën e tretë 28:23 dhe atë të fundit 22:20 për të triumfuar në fund me rezultat 91:86.
Te Ponte Prizreni më i miri ishte Urim Zenelaj me 25 pikë e 25 kërcime, derisa Ty Nichols kishte 30 pikë, gjashtë kërcime dhe tetë asistime, kurse te Trepça më të mirët në fushë ishin Alante Fenner me 25 pikë, katër kërcime e shtatë asistime dhe Dj Hanes me 24 pikë e shtatë asistime.
Ponte Prizreni tani ka 13 fitore dhe tetë humbje, kurse Trepça katër fitore dhe 16 humbje./arbresh.info.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen