Politikani italian Matteo Salvini e ka kritikuar ashpër Milanin pas humbjes 2:0 kundër Interit të shtunën në derbin, duke e quajtur qesharak ekipin e kuqezinjve.
Salvini, ish zëvendës-kryeministër i Italisë, ishte në stadium për ta parë Marcelo Brozovicin dhe Romelu Lukakun duke e vendosur derbin della Madonnina, transmeton Gazeta Express.
Salvini madje e kishte braktisur stadiumin ende pa përfunduar ndeshja, për shkak të pakënaqësisë me atë që e kishte parë në fushë.
“Kjo është hera e parë që e braktisa stadiumin herët në derbi. Kur Lucas Biglia goditi nga gjuajtja e lirë dhe topi përfundoi te tifozët Curva Sud, vendosa të largohem sepse u bë e tepërt”, tha Salvini.
“Unë i duartrokas vetëm tifozët e Milanit, sepse ata janë të vetmit që ia vlen t’i shpëtosh në këto vite, për shkak se ky ekip është qesharak! Unë gjithmonë e fajësoja Gennaro Gattuson, por tani po filloj të mendoj se nuk ka qenë i gjithë faji i tij”, theksoi ai.
“Mbase trajneri nuk mund t’i ndryshojë gjërat. Janë disa njerëz që paguhen për të fituar dhe ata nuk po fitojnë”, shtoi ai.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...