Policia ka nisur një hetim pasi një gazetë ka raportuar se lojtari i Manchester Cityt, Erling Haaland, përdorte celularin e tij gjatë vozitjes.
Pas raportimit nga The Sun, Policia e Mançesterit tha se ishte “në dijeni dhe po hetonte” një incident të supozuar.
Gazeta publikoi pamjet dhe fotot e Haaland në makinën e tij në zonën e New Islington të Mançesterit.
Nëse shpallet fajtor, Haalandit mund t’i hiqen gjashtë pikë në patentën e tij dhe të marrë një gjobë prej 300 euro.
Incidenti dyshohet të ketë ndodhur më 15 mars, afër stadiumit Etihad të Manchester City.
Sulmuesi norvegjez nënshkroi për Cityn në maj në një transferim 60 milionë euro nga Borussia Dortmund.
Që atëherë ai ka shënuar 42 gola për ekipin në 37 ndeshje./telegrafi/
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën