Paul Pogba ka thënë se dëshiron t’ia vërtetojë Manchester Unitedit se kanë gabuar që nuk i kanë ofruar kontratë të re për ta vazhduar qëndrimin në “Old Trafford”.
Pogba për “The Athletic”, tha se nuk mundi ta kuptojë qëndrimin e Man Utd në raport me të.
Sipas tij të njëjtët i thanë se e dëshirojnë në skuadër, por nuk i ofruan marrëveshje konkrete.
“Dua t’i tregoj Manchester Unitedit se gaboi që nuk më ofroi kontratë. Si mund t’i thuash një lojtari se e dëshiron në klub pa i ofruar atij asgjë”.
Pogba tanimë është afër që të transferohet te Juventusi, pasi i skadoi kontrata me ish-kampionët anglezë në këtë qershor. /arbresh.info/
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...