Paul Pogba ka insistuar se është i gjithi i përqendruar në Manchester Unitedin, përkundër spekulimeve të vazhdueshme që e lidhin me një largim nga “Old Trafford”.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pohoi para derbit të Mançesterit në prill se agjenti i Pogbas, Mino Raiola, ia kishte ofruar Cityt mesfushorin francez dhe bashkëlojtarin e tij në atë kohë, Henrikh Mkhitaryan, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Por, tani i pyetur rreth këtyre thashethemeve, si dhe spekulimeve se ai mund të largohet në verë, Pogba ka thënë për Canal Football Club: “Tani, jam në Manchester United dhe sinqerisht po mendoj vetëm për të tashmen. Transferimet nuk i kam në mendje”.
“Jemi në finale të FA Cup dhe Kupa e Botës është afër”, shtoi ai.
Ndërkohë, në lidhje me mundësinë për t’iu bashkuar kampionit francez, PSG-së, ai theksoi: “E dini, sikur t’i dëgjoja të gjithë të tjerët, tani do të isha çdokënd [në çdo klub]”.
Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricist...
AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin...
“Vajza ime është e vdekur, ai është gjallë” Nëna e argjentin...
“Asesino”, reagimi i nënës së argjentinases në gjykatë pasi ...
“Këto vite ishin të vështira për familjen tonë”, djali i Has...
ZKA kërkon mbi 654 mijë euro shtesë, por Komisioni nuk e mir...