Francezi nuk dëshiron të qëndrojë më në Manchester United, e presin krahëhapur gjiganti spanjoll dhe ai italian.
Eksperienca e dytë e Paul Pogbas në Manchester United mund të marrë fund në muajt në vazhdim, shkruan Gazeta Express.
Mediat britanike shkruajnë se mesfushori francez e ka ndarë mendjen dhe dëshiron të largohet nga “Old Trafford”. Kampioni i botës me Francën është në kërkim të një përvoje të re pasi nuk arriti të jetë i suksesshëm me “Djajtë e Kuq”.
United po mundohet ta bllokojë atë me një kontratë të re. Mirëpo, në mendjen e Pogbas është vetëm largimi. Futbollistin kualitativ e presin krahëhapur Real Madridi dhe Juventusi.
“Bianconeri” duan ta rikthejnë atë në Torino, ku e kishte arritur kulmin e karrierës.
Ndërsa, “Los Blancos” po ashtu janë të nxehtë ta transferojnë Pogban, i cili pëlqehet nga trajneri Zinedine Zidane. United mund ta shesë 27 vjeçarin për 110 milionë euro.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...