Paul Pogba ka shënuar golin e epërsisë për Manchester United në ndeshjen ndaj West Hamit.
Mesfushori francez u tregua i saktë me goditjen e tij nga pika e bardhë në takimin në kuadër të xhiros së 34-të në Premierë Ligë mes dy skuadrave angleze, shkruan portali arbresh.info.
“Djajtë e Kuq” fituan një goditje nga pika e bardhë në fillim të ndeshjes si nikoqir në Old Trafford dhe Pogba ishte ekzekutues i saj.
Pogba shënoi golin e tij të 12 këtë sezon për skuadrën nën udhëheqjen e Ole Gunnar Solsjkaerit.
Ndryshe, Pogba ka qenë i përfshirë në 21 gola në Premierë Ligë këtë sezon (12 gola, 9 asistime)./arbresh.info/
Teherani miraton planin për të vendosur taksa për përdorimin...
Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve...
Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...