Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka mbetur i befasuar nga vendimi i Manchester Unitedit për të emëruar Erik ten Hag si trajner të ri.
Pochettino kishte qenë ballë për ballë me trajnerin e Ajaxin për punën e trajnerit të përhershëm në Old Trafford.
Megjithatë, sipas The Athletic, Pochettino duket se është kapur krejtësisht në befasi që Ten Hag ishte bërë kandidati i favorizuar dhe ka marrë detyrën.
Argjentinasi thuhet se ka ‘mbledhur siç duhet’ informacione për Mançesterin si qytet, strukturën e Unitedit dhe profilet e skuadrës.
Por, në asnjë moment Unitedi nuk bëri kontakte të drejtpërdrejta me Paris Saint-Germain për të diskutuar heqjen e tij nga kontrata e tij.
Djajtë e Kuq kishin planifikuar të informonin drejtpërdrejt Pochettinon për vendimin e tyre për të emëruar Ten Hag përpara se të vinte njoftimi, por harruan ta bëjnë edhe këtë.
Man Utd ‘forgot’ to tell Mauricio Pochettino about Erik ten Hag contract talks https://t.co/J7oBpkVKHT pic.twitter.com/gEjWcHgff2
— Mirror Football (@MirrorFootball) April 22, 2022
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike