Ole Gunnar Solskjaer e ka nisur në mënyrë fenomenale rrugëtimin e tij me Manchester United.
Por, ka ende emra të tjerë që po përmenden për të ardhur në krye të stolit të “djajve të kuq”.
Mauricio Pochettino dhe Zinedine Zidane janë dy pretendentet kryesorë dhe dy “ëndrrat” e Man Utd.
Megjithatë, ish mbrojtësi i United, Wes Brown ka thënë se Solskjaer e meriton ta ketë këtë punë.
“Nuk e kam parë Man United të luajnë në këtë mënyrë për një kohë të gjatë” ka thënë Brown për “talkSPORT”.
“Mund ta shihje që secili po e shijonte lojën kundër Cardiff, dhe me trajnerët e tjerë nuk ishte e njëjta situatë, kështu që ka pasur diçka gabim” ka thënë tutje ish mbrojtësi.
“Ole është futur aty, ai ka rikthyer buzëqeshjen dhe vetëm iu tha shkoni dhe luani” ka vazhduar ai.
“Është mirë të themi se pëlqejmë Pochettinon apo Zidanen, por nuk bëhet lehtë. Nëse Ole bëri mirë, nuk shoh arsye pse të mos qëndrojë” ishin fjalët e Brown.
Solskjaer e ka nisur për mrekulli me fitoren e tij, kundër skuadrës që së fundmi e kishte shkarkuar nga pozita e trajnerit.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?