Mauricio Pochettino ishte mjaft i sinqertë në vlerësimin e tij për formën aktuale të Chelseat, pasi pësoi humbjen e dytë radhazi në Ligën Premier.
Pas humbjes 4-2 ndaj Wolves, ai u tha mediave se ekipi nuk është mjaftueshëm i mirë, po ashtu edhe vetë ai.
“Mendoj se të gjithë nuk jemi mjaftueshëm të mirë. Për momentin ky është realiteti. Edhe unë po ashtu. Ajo që po tregojmë sot është se nuk jemi mjaftueshëm të mirë. Nuk e menaxhuam situatën si duhet”, ka thënë Pochettino.
“Askush nuk mund të jetë i sigurt, apo jo? Nuk dua të vij këtu dhe të them se jam më i miri. Për momentin, ne nuk po përputhemi me historinë e klubit, kjo është e vërtetë. Duhet të pranojmë dhe të jemi kritikë. Ne nuk do të dorëzohemi”.
“Unë jam njeri. Sigurisht që nuk është një situatë e mirë. Në futboll duhet të pranosh kur jeni keq. Me një klub si Chelsea, me pritshmëri, duhet ta pranosh këtë. Për të qenë në këtë biznes, me këtë lloj klubi, duhet të jesh i fortë”, ka shtuar më tej ai.
Chelsea e filloi vitin 2024 mjaft fuqishëm, duke fituar tri nga katër ndeshjet e para, por tani ka humbur dy nga tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat – që përfshin pranimin e tetë golave në dy ndeshjet e fundit të Ligës Premier.
Poch e ka parë skuadrën e tij të bjerë deri në vendin e 11-të në tabelën e Ligës Premier dhe në nevojë të dëshpëruar për fitore për të përfunduar sezonin fuqishëm. /Telegrafi/
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut