Futbollisti i kombëtares shqiptare, Medon Berisha vlerësohet tashmë gjashtë milionë euro nga Transfermarkt, nga 1.5 milionë sa ishte më parë.
Rritje e jashtëzakonshme për 22-vjeçarin, i cili ka spikatur në pjesën e parë të sezonit.
Te Lecce bëhet lojtari i tretë më i vlerësuar. Vlera e tij nga lojtarët që përfaqësojnë Shqipërinë është e barabartë me Ardian Ismajlin, që mban vendin e gjashtë.
Berisha po kalon një dëmtim, i cili pritet ta mbajë edhe për rreth 3 javë jashtë fushave të blerta.
Sa i përket vlerës së tij, mund të thuhet se nga fundi i vitit 2024 ku vlente 1 milion euro, rritja është e dukshme.
Berisha numëron paraqitje me Kombëtaren në dy miqësore, një ndeshje të Ligës së Kombeve dhe një tjetër në Europianin e Gjermanisë.
Për kualifikueset e fundit të Botërorit nuk mori asnjë minutë.
Këtë edicion ai ka dy gola e tri asistime në Serie A me skuadrën e tij./Arbersh.info
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...