Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Slloveni që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Pas 45 minutave të parë, rezultati në kryeqytetin kosovar është 0-0, shkruan “Gazeta Express”.
Ndeshjen më mirë e nisi Kosova, e cila pati rastin e saj më të mirë në minutën e pestë, me anë të Vedat Muriqit, i cili goditi me të majtën dhe e dërgoi topin jashtë.
Prej asaj minute, Kosova më nuk pati raste të mira shënimi, me Slloveninë që kontrolloi pjesën më të madhe të 45 minutave të parë.
Rastin më të mirë te mysafirët e pati Benjamin Sesko, i cili goditi fort me të majtën, por që Arijanet Muric ishte në krye të detyrës duke ndalur goditjen e tij, dhe atë të kthimit nga Fidan Aliti.
Kosova e Sllovenia janë pjesë e grupit B të eliminatoreve të Kampionatit Botëror të vitit 2026.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...