Pjesa e parë e El Clasicos mes Real Madridit dhe Barcelonës mbrëmjen e sotme (e shtunë) ka përfunduar.
Pas eliminimit 3 me 0 që i shkaktoi në mesjavë nga Kupa e Mbretit, Barcelona është duke udhëhequr edhe në takimin këtë mbrëmje po ashtu në Bernabeu, shkruan portali arbresh.info.
Kampioni në fuqi i La Ligas ka kaluar në avantazh me golin e shënuar nga mesfushori kroat Ivan Rakitic që në formë perfekte finalizoi goditjen e tij në portën e portierit Thibaut Coirtois duke e parabolluar atë në minutën e 26′ të ndeshjes.
Rastet nuk munguan në përgjithësi gjatë 45′ minutave lojë nga të dy skuadrat, por gjiganti katalunas është duke dominuar me posedim dhe goditje drejtë portës kundër ‘Los Blancos’.
Nikoqirët në përgjithësi kanë krijuar thuajse të gjitha shanse me anë të sulmuesit të ri të talentuar Vinicius Jr.
Pjesa e dytë e takimit pritet të sjellë ndryshime duke marrë parasysh nivelin e intensitetit të ndeshjes.
Por, në rast se gjërat qëndrojnë kështu, Real Madridi humb çdo shpresë për titull, ndërsa Barcelona bënë një hap drejtë një tjetër suksesi./arbresh.info/
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja