Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Arsenalit dhe AC Milanit sapo ka përfunduar.
Derbi i javës në kampeticonin e dytë më të madh evropian është në favor të gjigantit anglez. Skuadra e trajnerit Arsene Wenger është duke udhëhequr me rezultat 2 me 0 në takimin e parë në kuadër të xhiros së 1/8-së në UEFA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Henrikh Mkhitaryan ishte autori i golit të epërsisë për “Topçinjtë”. Ish ylli i Manchester United realizoi golin e parë në këtë kompeticon në minutën e 15′ të ndeshjes. Mesut Ozil ishte asitues në këtë gol të bukur nga ylli armen, goditja e të cilit u devijua nga mbrojtja e “Rossonerëve”.
Arsenali rrezikoi disa herë portën e Gigi Donnarumas duke goditur edhe shtyllën, ndërsa AC Milani kishte dy shanse të mira nga ndërprerjet.
Por, në minutën e fundit të kohës shtesë, Aaron Ramsey dyfishoi epërsinë. Mesfushori uellsian realizoi nga afërsia pas asistimit nga mjeshtri Mesut Ozil./arbresh.info/
Shikoni golat dhe statistikat e ndeshjes:

Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...