Doktori skuadrës së Bosnjës dhe Hercegovinës ka sugjeruar që Juventusi do të jetë në mungesë të mesfushorit Miralem Pjanic për 3-4 javë.
Juventusi konfirmoi të enjten që Pjanic ka pësuar një lëndim në kofshë dhe Reuf Karabeg pretendon se ka fjalë nga “Bianconerët” që mesfushori do të jetë për një kohë të gjatë jashtë linjave, transmeton portali arbresh.info.
“Kam folur me kolegët e mi në Juventus”, citohet të ketë thënë ai për ‘ItaSportPress’.
“Pjanic ka një lëndim dy centimetrash në muskuj para këmbës së tij të djathtë në gju dhe do të jetë jashtë fushës për 3-4 javë”
Ish ylli Romas do të mungojë në ndeshjen e “Bianconerëve” kundër Lazios dhe Milanit muajin e ardhshëm plus dy takimet në Ligë të Kampionëve me Sportingun./arbresh.info/
“Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin”, Kur...
Starmer këmbëngul për zgjedhjet e ardhshme dhe afrimin me Ba...
Lojtari ka dhënë “dritën e gjelbër”, Man Utd ofron 45 milion...
I propozuar nga dy degë, Arben Gashi kandidat për deputet në...
Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona
Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja pret përg...