Mesfushori i Barcelonës, Miralem Pjanic dëshiron që në verë t’i bashkohet vetëm Barcelonës.
Boshnjaku ka pasur oferta nga dy klubet e mëdha, Manchester United dhe PSG, por i ka hedhur poshtë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas mediave italiane, Pjanic sapo ka dëgjuar për interesimin e Barcelonës, ka ndaluar çdo kontakt me “Djajtë e Kuq” dhe “Parisienët”.

Thuhet se marrëveshja mes Pjanic dhe Barcelonës është arritur, kurse ka mbetur vetëm që Juventus të kërkojë një lojtar në shkëmbim.
Gjatë këtij sezoni, 30-vjeçari ka bërë 32 paraqitje për “Bianconerët” duke kontribuar me tri gola dhe katër asistime./arbresh.info.
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...