Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo konfirmoi se Leonardo Bonucci dhe Paulo Dybala nuk do të luajnë kundër Portos në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Pirlo ka folur për ndeshje, duke thënë se skuadra e Portos e drejtuar nga Sergio Conceicao është mjaftë stabile.
“Do të jetë një lojë shumë e komplikuar, ata janë një ekip që mbron mirë. Shumë kompakt, në stilin e Atletico Madrid, me dy linja me nga katër”, ka thënë Pirlo.
“Ne e fillojmë sezonin me dëshirën për të fituar gjithçka. Ne jemi në gjysmë të sezonit dhe jemi akoma në hap në të gjitha frontet”.
“E shtuna ishte një ndeshje e mirë (ndaj Napolit) dhe vetëm rezultati mungonte”, deklaroi Pirlo.
Pirlo konfirmoi se Leonardo Bonucci dhe Paulo Dybala nuk janë të gatshëm për të luajtur, por tha se ata do të udhëtojnë me pjesën tjetër të grupit.
“Ata janë thirrur, ata do të udhëtojnë me ne. Bonucci dhe Dybala nuk janë në dispozicion, ndërsa Ramsey po”.
“Ata do të udhëtojnë me ne sepse duan të jenë me ekipin”, ka thënë Pirlo. /Telegrafi/
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...