Legjenda e Arsenalit, Robert Pires beson se trajneri i ri Unai Emery është përforcimi më i mirë i klubit deri tani.
Emery ka arritur në Emirates në muajin maj si një zëvendësues i francezit Arsene Wenger që i dha fund 22 viteve të tij në klub me përfundimin e sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka blerë pesë lojtarë të rinj: Lucas Torreiran, 19-vjeçarin Matteo Guendouzi, portierin Bernd Leono dhe mbrojtësit Sokratis Papastathopoulos dhe Stephan Lichsteiner.
“Përforcimi më i mirë për mua është Unai Emery, trajneri. Sigurisht, unë besojë në lojtarë dhe veçanërisht në lojtarët e rinj”, ka thënë Pires për ‘Sky Sports’. “Por, Emery është shumë e rëndësishme për të fituar shumë mirë. Ai e di se është në një klub të madh dhe ka shumë presion, por unë mendoj se ai ka një karakter të madh dhe shpirt”
“Ai ka fituar në Spanjë. Ai ka fituar në Francë. Ai ka shumë eksperiencë dhe unë shpresoj që ai dhe Arsenali të jenë i suksesshëm”
Emery nis detyrën te Arsenali në Premierë Ligë më 12 gusht, ku do të përballen me kampionin në fuqi – Manchester Cityn./arbresh.info/
https://twitter.com/Arsenal/status/1018867337007718400
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...