“Pirati” shënon edhe golin dytë ndaj Espanyolit, barazohet sfida

22:32 | 15 Shtator 2025
D.H

Vedat Muriqi ka realizuar edhe golin e dytë në ndeshjen e sotme ndaj Espanyolit e cila është e vlefshme për xhiron e katërt në La Liga.

Pasi shënoi nga penalltia në fundin e pjesës së parë, ylli dardan shënoi një tjetër gol duke barazuar rezultatin, shkruan Arbresh.info.

Sulmuesi kosovar realizoi në minutën e 65-të me një goditje të bukur me kokë, pas një asistimi nga Darder.

Mallorca ishte në disavntazh prej dy golave, por falë realizimeve të Muriqit ka barazuar dhe tani ka mundësi ta fitojë gjithë ndeshjen.

Kujtojmë se nga minuta e tretë e shtesës së pjesës së parë, Espanyoli po luan me një lojtar më pak pasi me karton të kuq u ndëshkua, Pere Milla./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme