Lëndimet e sheshta dhe 35 vite mbi supe po e shtyjnë Gerard Pique drejt një vendimi mjaftë të rëndësishëm për karrierën e tij – atë të pensionimit nga futbolli aktiv.
Mediat spanjolle pretendojne se lideri i mbrojtjes së Barcelonës është duke menduar të mbyllë karrierën e tij si futbollist profesionist në fund të këtij sezoni, për të marrë më pas një rol drejtues brenda klubit.
Idenë e tij, Pique e ka konslutuar edhe me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta si dhe me trajnerin, Xavi Hernandez, të cilët janë duke e konsideruar transferimin e dyshes së Chelseat, Azpilicueta – Christenesen, në mënyrë që të mos kapen të papërgatitur.
Pique është lojtar i dalë nga akademia e Barçës, “La Masia”, për t’u transferuar më pas te Manchester United, ku edhe i kaloi katër vite të karrierës së tij.
Në vitin 2008, u rikthye sërish tek klubi i tij i fëmijërisë, me të cilët deri më sot zhvilloi 382 paraqitje dhe shënoi 29 gola, duke ngritur lart çdo trofe të mundshëm me katalanasit./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...