Gerard Pique beson se Barcelona nuk ishte e qetë dhe e humbi kontrollin dhe me vështirësi e fitoi ndeshjen ndaj Dynamo Kyivit në Ligën e Kampionëve.
Lionel Messi e zhbllokoi rezultatin nga penalltia në fillim të ndeshjes, ndërsa qendërmbrojtësi spanjoll realizoi me kokë ne gjysmën e dytë.
Në vazhdim nikoqirët u treguan të rrezikshëm duke shënuar një gol përmes Viktor Tsygankov, ndërsa kanë mundur të realizojnë edhe të tjerë, por Marc-Andre ter Stegen kishte bërë gjashtë pritje të mrekullueshme.
“Shkoi mirë në pjesën e dytë. Pastaj loja na doli nga duart, e humbëm kontrollin dhe ishim nervozë. Ata na i bënë gjërat të vështira. Më e mira që bëmë ishin tri pikët”.
“Klubi është në proces të ndryshimeve të mëdha. Mendoj se ka qenë e domosdoshme, sepse forma jonë nuk ishte e mirë. Çdo vit ishim gjithnjë e më të dobët. E dimë se nuk është një vit i lehtë, por do të përpiqemi të konkurrojmë në secilën ndeshje”, ka deklaruar Pique për Movistar. /Telegrafi/
Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse k...
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...