Derisa u zhvillua ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios, që u transmetua në gjithë globin. Shuarja e flakës olimpike sinjalizoi nisjen e garave dhe dueleve.
204 shtete marrin pjesë në Olimpiadë, teksa numri i atletëve shkon në 11.238, të cilët do të garojnë në 33 sporte dhe 50 kategori të ndryshme.
Në Korenë e Jugut nuk ka munguar ironia gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të ceremonisë së hapjes. Komentatorët kanë përdorur fjalët pica për delegacionin olimpik italian.
Parakalimi i skuadrës ukrainase u shoqërua me Çernobilin, ndërsa Norvegjinë e lidhën me peshkun e salmonit, ushqimi kryesor i dietës së vendit viking.
Ironia dhe tallja nuk mungon as për Ishujt Marshall, shteti në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor, të cilin koreanët e cilësuan: “Vendi ku Shtetet e Bashkuara kryejnë prova bërthamore”.

Transmetuesi Mbc u ka kërkuar falje vendeve të përmendura për krahasimet e përdorura me anë të një reagimi zyrtar: “Fraza dhe imazhe të papërshtatshme. Ne u kërkojmë falje këtyre vendeve dhe shikuesve tanë“. /Telegrafi/
Chelsea – Man City, publikohen formacionet zyrtare
Po kalonte në formë të shkëlqyer, Muslija humb pjesën e mbet...
Drejtori sportiv i Bayernit tregon nëse Gnabry do të jetë ga...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
Publikohet pamje nga dëmtmi i vetullës së Mbappes