Philippe Coutinho i ka treguar shokëve të tij në Barcelonë që ylli i Gremios, Arthur, do të jetë lojtari tjetër i transferuar nga klubi në Camp Nou.
Reprezentuesi brazilian është transferuar për 160 milionë euro nga Liverpooli në Kataloni në fillim të merkatos së transferimeve të këtij muaji, transmeton portali arbresh.info.

Barcelona dëshironte të siguronte nënshkrimin me të gjatë verë së kaluar, por “Redsat” insistuan duke mos lejuar yllin të kalonte në Camp Nou gjatë asaj kohe. Por, presioni i vazhdueshëm nga lojtari dhe klubi u bë i pa rezistueshëm nga Liverpooli që përfundimisht lejoi largimin e tij.
Pas realizimit të transferimit, gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ thotë se Coutinho i ka thënë bashkëlojtarëve në dhomën e zhveshjes se Arthur do të jetë një blerje e shpejtë.

Thuhet se ai ka informuar Lionel Messin, i cili ka një ndikim të madh te Barcelona, që një marrëveshje me Arthurin është arritur.
Coutinho njihet me Arthurin gjatë kohës te skuadra kombëtare në Brazil dhe beson që arritja e tij do ta përforcojë skuadrën në Spanjë./arbresh.info/
Flet vëllai i Liridona Ademajt: U vërtetua ajo çfarë kemi th...
Dënimet me burg të përjetshëm, Deliu: Drejtësia s’duhet të m...
Burg i përjetshëm për Naimin, flet babi i Liridonës: Deshti ...
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...