Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka lavdëruar mesfushorin Philippe Coutinho.
Manchester City mposhti me rezultat të thellë 4 me 1 pasditen e sotme (e shtunë) Burnleyn në kuadër të FA Cup dhe pas ndeshjes, Guardiola ishte pyetur rreth kalimit të Coutinhos në Barcelonë, transmeton portali arbresh.info.
Ai pranoi se pavarësisht lidhjeve me ish skuadrën e tij, ai nuk e kishte të qartë nëse është arritur ndonjë marrëveshje rreth kësaj. Por, një orë pas ndeshjes u konfirmua që Barcelona dhe Liverpooli kanë arritur një marrëveshje për transferimin e tij për 160 milionë euro.
Sipas komenteve të Guardiolas, braziliani nuk do të ketë aspak problem të përshtatet në Spanjë duke e lavdëruar atë më pas për talentin e tij.
“Për aq sa jam në dijeni, ai është ende një lojtar i Liverpoolit”, ka thënë Guardiola para se të pranohej këtë mbrëmje marrëveshja. “Nëse ne flasim sa i përket kualitetit, Coutinho është i jashtëzakonshëm”
Coutinho tashmë është nisur nga Londra për në Spanjë në mënyrë që të finalizojë detajet tjera të marrëveshjes./arbresh.info/
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...