
Philippe Coutinho
Sipas ekspertit të futbollist spanjoll, Guillem Balague, Philippe Coutinho ka kërkuar nga Barcelona të shtrojë ofertën e fundit me shpresën për të sjell atë në Camp Nou.
Ylli i Liverpooli ka qenë duke u kërkuar shumë për transferim te Barcelona gjatë muajve të fundit, transmeton portali arbresh.info. 26-vjeçari shtroi edhe një kërkesë për transferim me shpresën që t’i bashkohet gjigantit në La Liga.
Liverpooli ka refuzuar ofertat prej 72 milionë, 90 milionë dhe 118 milionë funta nga Barcelona për yllin e tyre.
Raportet mbrëmjen e kaluar pretenduan që Barcelona do të rikthehet me një ofertë të fundit prej 136 milionë funta për reprezentuesin brazilian dhe Balague thotë që Coutinho ka kërkuar nga Barcelona të bëjë përpjekjen e fundit por skuadra spanjolle nuk beson se mund të sigurojë shërbimet e mesfushorit.
“Barcelona është në dijeni që Liverpooli nuk do të shes atë por diçka e tillë është kërkuar nga Coutinho si përpjekje e fundit”, shkroi Balague në rrjetin social Twitter.
“Coutinho pret që Barcelona të ofrojë 140 milionë euro por ata nuk mund të përballojnë atë, Dembelen, Di Marian dhe Serin. Prandaj, ata janë duke kthyer vëmendjen e tyre te Demebele dhe Di Maria”
“Njerëzit e rëndësishëm te Barcelona besojnë që oferta e re për Coutinhon nuk do të pranohet nga Liverpooli”, shtoi eksperti i futbollit në Spanjë./arbresh.info/
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...