Peter Stoger e ka nisur me fitore detyrën e tij si trajner i Borussia Dortmundit.
Gjiganti gjerman ka regjistruar fitore me rezultat 0 me 2 në takimin e xhiros së 16-të në kuadër të Bundesligas kundër Mainzit, shkruan portali arbresh.info.
Mysafirët siguruan epërsinë me golin e realizuar në minutën e 55′ nga mbrojtësi qendror Sokratis i cili mposhti portierin me një goditje të fuqishme nga zona e rreptësisë.

Goli i dytë nga Borussia Dortmundi erdhi në minutën e 89′ nga mesfushori Shinj Kagawa. Reprezentuesi i Japonisë shënoi me lehtësi për 0 me 2 pas asistimit nga sulmuesi Pierre Aubameyang.
Stoger mori detyrën te Borussia Dortmundi pas shkarkimit të trajnerit holandez Peter Bosz pas disfatës në vikend ndaj Werder Bremenit.
Dortmundi tani qëndron në pozitën e katërt në tabelë me 25 pikë, 10 më pak se lideri në tabelë – Bayern Munichu, ndërsa Mainz qëndron në pozitën e 15-të me vetëm 16 pikë./arbresh.info/
Golat e realizuar këtë ndeshje:
“U larguam sapo dëgjuam raportimet e para”/ Mbërrin në Mbret...
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë