Pësoi atak kardiak në fushën e lojës, zbulohet gjendja e kapitenit të Luton

20:01 | 16 Dhjetor 2023
KRG

Ndeshja mes Bournemouth dhe Luton në Premier League është pezulluar dhe më pas është shtyrë për shkak se kapiteni i miqve, Tom Lockyer pësoi atak kardiak në minutën e 66-të të ndeshjes.

Lojtarit u rrëzua papritur në fushë dhe menjëherë u ndihmua nga mjekët e pranishëm.

Lockyer kishte përjetuar një episod të ngjashëm gjatë finales së playoff-it të Championship-it më 27 maj, ndërsa pas atij momenti iu nënshtrua edhe një operacioni në zemër, megjithatë mbrëmjen e kësaj të shtune mbrojtësi kaloi sërish momente paniku.

Sipas raportimeve të medieve britanike, futbollisti tashmë është zgjuar dhe është mirë, por si masë paraprake po zhvillon të gjitha kontrollet e nevojshme.