Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur sërish për ngërçin që u krijua disa muajsh në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se LDK e refuzoi, dhe pastaj vazhdoj ngërçi në Parlament.
“I dërgova letër kryetarit të LDK-së, nëse nuk gaboj me datë 5 maj, mirëpo kjo u refuzua dhe më pastaj vazhdoi ai ngërçi në konstituimin e Kuvendit, patëm shumë kohë të humbur me çrast duhet të them nga gjithë ata muaj”, ka thënë Kurti për Albradio në Zvicër.
“Nuk e pranuan Albulena Haxhiun, nuk e pranuan votimin e fshehtë, nuk e pranuan për kryetare të Kuvendit, Donika Gërvallën, nuk e pranuan Hekuran Muratin, nuk e pranuan Arbërie Nagavcin, e pranuan Dimal Bashën për herën e dytë”, ka thënë Kurti.
Ai poashtu ka folur edhe për dështimin për ta zgjedhur Qeverinë, pasi nuk i kishte 61 vota sa janë të nevojshme.
“Më pastaj erdhëm tek zgjedhja e qeverisë, unë nuk i mora votat e nevojshme, isha pesë deputetë mangu, në vend të 61 i kishim 56, por dëshironim të bënim çmos të mos përsëriteshin zgjedhjet. Ofruam edhe emrin e dytë Glauk Konjufcën, por edhe ai mori vetëm 56 vota”, ka deklaruar Kurti.
Berisha paraqitet në SPAK
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...