Arsene Wenger është duke u kërkuar nga Paris Saint Germaini, Monaco, Dortmundi dhe dy skuadrat kombëtare të Japonisë dhe Kinës, por jo gjithsesi për karrigen e nxehtë.
‘Telefoot’ raporton që se të gjitha skuadrat e lartpërmendura janë duke eksploruar mundësitë për transferimin e trajnerit të “Topçinjve” gjatë verës, transmeton portali arbresh.info. Këtë javë u konfirmua se francezi do të largohet nga pozita e trajnerit të Arsenalit me përfundimin e sezonit.
Wenger ka qenë në detyrë te Arsenali që nga viti 1996, por ka vendosur t’i jap fund kohës së tij te “Topçinjtë”.
Për një kohë e deri tani është raportuar që Wenger mund të marrë një pozitë “më lartë” kur të largohet nga Arsenali. Pasi mori aq shumë kontroll te klubi në Emirates gjatë viteve, kalimi në pozitën e drejtorit të klubit është diskutuar si një mundësi.
Arsenali bëri shfaqje në ndeshjen e parë që kur klubi konfirmoi se Wenger do të largohet nga klubi në fund të sezonit duke e mposhtur West Hamin me rezultat 4 me 1 në Emirates./arbresh.info/
2 milionë dollar për çdo anije për të kaluar Ngushticën e Ho...
Liverpooli planifikon spastrim të madh gjatë verës, katër yj...
Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues...
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...