Vjen fitorja e tretë radhazi në La Liga për Villarrealin, që katapultohet në mesin e tabelës, duke iu larguar përfundimisht rrezikut të rënies.
“Nëndetësja e Verdhë” përmbysi 2-3 Betisin në “Villamarin”, në një ndeshje të tensionuar, ku u nxorën dy kartonë të kuq, një për secilën skuadër në minutën e 70-të (u ndëshkuan Avila dhe Moreno).
Goli e parë të takimit e shënuan vendësit me Rodriguez në minutën e 30-të, por vetëm 10 minuta më vonë barazoi Baena.
Në kohën shtesë të pjesës së parë erdhi i dytë i Betisit me Willian Jose.
Në pjesën e dytë Villarreali i shfaq skuadër më cinike, duke e gjetur dy herë golin.
Njëri ishte autogol i Papastathopoulos, ndërsa të fitores e shënoi Sorloth./ss
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores
Media ndërkombëtare shkruan për vizitën e Marta Kos: Kosova ...
27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të...
Tragjike në Ferizaj/ 29-vjeçari gjendet pa shenja jete në Ra...