Derisa futbolli ndërkombëtar është i pezulluar, është një mundësi e mirë për të marrë më shumë informacione për karrierën dhe jetën e disa futbollistëve.
Përforcimi më i shtrenjtë i Real Madrid, Eden Hazard, këtë sezon nuk ka zhvilluar shumë ndeshje shkaku i lëndimeve, por me cilësitë e tij, ai me siguri do të kontribuojë shumë në të ardhmen. Këtu janë pesë gjërat për jetën e tij që ndoshta nuk i dini.
Familje futbollistësh
Eden Hazard vjen nga një familje futbolli, vëllezërit e tij më të rinj Thorgan, Killian dhe Ethan janë gjithashtu futbollistë. Babai i tij, Thierry dhe nëna e tij, Karin, gjithashtu luanin futboll profesionalsi të rinj. Karin luajti në ligën e parë në Belgjikë dhe e ndërpreu karrierën kur ishte shtatzënë në muajin e tretë.
Zidane është idhulli i tij i fëmijërisë
Zinedine Zidane tani është trajneri i Hazard në Real Madrid, por belgu si fëmijë është rritur duke admiruar Zizun dhe veshi një fanellë me emrin e Zidanes në të. Trajneri francez gjithashtu nuk e fshehur se ka pëlqyer Hazardin para transferimit të tij te Real.
Hazard është “Futbollisti më i ri i vitit në Ligue 1”
Eden Hazard është emëruar dy herë futbollisti më i mirë i Ligue 1 sa ishte pjesë e Lille. Në sezonin 2010/11, si 20 vjeçar ai merr çmimin. Sezonin tjetër, çmimi përfundoi përsëri në duart e tij.
Hazard është tifoz i New York Knicks
Përveçse luan futboll, Hazard është gjithashtu një tifoz i madh i basketbollit. Ai shikon rregullisht lojërat në NBA. Belgu ka edhe ekipin e tij të preferuar, dhe ai është New York Knicks.
Ai ka aksione në San Diego 1904
Ka shumë vite që Hazard luan futboll në nivele të larta, gjë që e lejonte atë të hynte në këtë biznes si pronar i një klubi. Ai dhe Demba Ba janë ndër themeluesit e San Diego FC, e formuar në vitin 2016.
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave