Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës, vajzat U17, Sanije Krasniqi, ka publikuar listën e Dardaneve të cilat janë përzgjedhur për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi.
Dardanet e reja do t’i zhvillojnë të dyja ndeshjet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, përcjell Arbresh.info.
Përzgjedhësja Krasniqi për këtë grumbullim ku do të zhvillohen dy ndeshjet miqësore ka ftuar 23 futbolliste.
Në portë janë ftuar dy portiere si Anita Krasniqi dhe Altuna Hyseni.
Ndërkohë në repartin defensivë Krasniqi ka ftuar tetë futbolliste, derisa 13 të tjera janë në repartin e mesfushës dhe të sulmit.
Kosova do të përballet me Malin e Zi më 21 gusht me fillim nga ora 17:00 dhe më 23 gusht me fillim nga ora 10:30.

Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...