Liverpooli ka arritur të shënoj një tjetër fitore në frymën e fundit, kësaj radhe ‘The Reds’ triumfuan 3-2 në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit.
Kampioni i Anglisë e nisi ndeshjen për mrekulli duke shënuar përmes Robertsonit në minutën e 4-të, shkruan Arbresh.info.
Dy minuta më vonë, Salah dyfishoi rezultatin me një gol të bukur të asistuar nga Gravenberch.
Në fundin e pjesës së parë, Atletico ngushtoi epërsinë në 2-1, me shënimin e Marcus Llorentes. Po i njëjti futbollist barazoi rezultatin në 2-2.
Kur të gjithë po prisnin që ndeshja të përfundoi baras, në skën u shfaq kapiteni, Virgil Van Dijk, i cili bëri një shkëputje të mirë në zonë dhe goditja e tij me kokë shkoi në fundin e rrjetës, për ta rikthyer skuadrën në epërsi në minutën e dytë të kohës shtesë.
Liverpooli lëshoi një rast të artë me Ekitiken minutën e pestë shtesë për t’i dhënë vulë fitores.
Edhe Sorlothi humbi një mundësi të mirë në aksionin e fundit të ndeshjes, kështu që tre pikët mbetën në “Anfield Road”.
Takimin e dytë Liverpooli e luan në Stamboll ku përballet me Galatasarayn, ndërsa Atletico pret në shtëpi Frankfurtin./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...